Kina i ofron mbështetje Rusisë për sovranitetin dhe sigurinë
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin të mërkurën, ku ka shprehur mbështetjen e tij për Moskën, në lidhje me çështjet e sovranitetit dhe sigurisë.
Mbështetja e Kinës për Rusinë, vjen pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj saj nga vendet perëndimore.
Në bisedën telefonike të mbajtur në 69-vjetorin e Putin, Xi Jinping gu zotua të thellojë koordinimin strategjik midis dy vendeve, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Ndërsa, Kremlini bëri me dije përmes një njoftimi, se të dy udhëheqësit theksuan se marrëdhëniet e vendeve ishin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe riafirmuan angazhimin për “thellimin e vazhdueshëm të partneritetit gjithëpërfshirës.
Që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Kina ka kërkuar të qëndrojë neutrale ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore.
Tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë u rrit në tremujorin e parë të vitit, me 28% nga një vit më parë, sipas të dhënave të doganave kineze