Kina lejon çiftet që të kenë nga tre fëmijë

31 maj 2021 | 10:10

Kina ka njoftuar se do të lejojë secilin çift të ketë deri në tre fëmijë, duke shënuar fundin e një politike të rreptë që i detyronte familjet të kenë vetëm dy fëmijë.

Sipas medias shtetërore “Xinhua”, për vendimin u njoftua në një takim të byrosë politike të hënën, raporton BBC.

Kjo vjen pas regjistrimit që ndodhë një herë në një dekadë, ku tregoi se popullësia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.

Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e…