Kina lëshon për herë të parë një raketë nga deti
Kina ka lëshuar të mërkurën në hapësirë një raketë nga deti, rasti i parë për vendin.
Kjo arritje konfirmon ambiciet e saj në tregun e vendosjes në orbitë të satelitëve tregtarë.
“Raketa CZ-11 u lëshua rreth orës 12:06 sipas asaj lokale (04:06 GMT) nga një platformë në Detin e Verdhë, që shtrihet mes Kinës dhe Gadishullit Korean”, ka njoftuar agjencia kineze hapësinore (CNSA).
Ajo kishte të inkorporuar shtatë satelitë, dy eksperimentalë dhe pesë tregtarë, që u vendosën në orbitë.
“Ky rast shënon përpjekjen e parë të Kinës të lëshimit të një rakete nga deti. Kjo do të mundësojë për të përmbushur më së miri nevojat e ndryshme në fushën e lëshimit të satelitëve”, ka treguar CNSA.
Përdorimi i një lëshimi nga hapësira ujore përbën në fakt disa avantazhe.
Kjo bën të mundur që raketa të shtrihet më afër ekuatorit, ku përfiton më së miri nga rrotullimi i Tokës.