Kina, maskat dhe respiratorët e blerë nga ShBA-ja po i shet 10 fish më shtrenjtë

05 prill 2020 | 10:24

Kompanitë amerikane shitën maska ​​mbrojtëse në vlerë 17,5 milionë dollarë, pajisje mbrojtëse në vlerë prej 13.6 milionë dollarësh, si dhe respiratorë më shumë se 27.2 milionë dollarë, në janar dhe shkurt të këtij viti, duke tejkaluar sasinë e ndonjë periudhe tjetër të ngjashme në dekadën e kaluar, sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme nga Byroja e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara, një agjenci qeveritare.

Presidenti Trump lejoi një shitje kaq të madhe për kinezët në kulmin e epidemisë së tyre. E tani kur Shtetet e Bashkuara është qendra më e madhe e sëmundjes në botë, e kinezët nuk kanë aq shumë për nevojat e tyre, po i shesin me çmime dhjetë herë më shumë se çmimi i tyre real.

Konkretisht, eksportet amerikane të maskave kirurgjikale, resporatorëve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse personale u rritën ndjeshëm në janar dhe shkurt drejt Kinës, kur virusi koronar goditi këtë vend ku dhe filloi pandemia, dhe më pas agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmëruan që së shpejti do të kishte zgjerim të infektimit në të gjithë botën.

“USA Today” analizon numrat e tregtisë pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në vijën e parë dhe paralajmërojnë publikisht që, për shkak të sasive të pamjaftueshme të pajisjeve, ata janë të detyruar të ripërdorin, ose të përdorin pajisje mbrojtëse personale, të tilla si maska ​​kirurgjikale dhe veshje mbrojtëse, të cilat ata i veshin disa herë.

Disa shtete po përpiqen gjithashtu të gjejnë respiratorë, t’i përgatisin ato për përdorim te ata pacientë për të cilët supozohet se kanë nevojë për to.

Shtëpia e Bardhë dhe komitetet e kongresit u informuan për shtrirjen dhe kërcënimin e koronavirusit në janar dhe shkurt, por Presidenti Donald Trump nuk ndaloi eksportin e pajisjeve mjekësore kritike – një veprim që është bërë nga të paktën 54 vende të tjera deri më tani, raporton Direct.

Të dhënat tregojnë se prodhuesit amerikanë kanë rritur prodhimin dhe furnizimet e dërgesave të pajisjeve mjekësore mbrojtëse në Kinë për javë të tëra, edhe pse kërcënimi i koronavirusit është bërë i qartë.

“Është e qartë, ka pasur një rritje të kërkesës në Kinë, dhe në thelb është një treg i lirë,” tha Michelle Connolly, një ekonomiste në Universitetin Duke.

Vetëm në janar SHBA eksportoi më shumë se 1.7 milion dollarë maska ​​kirurgjikale në Kinë, më shumë se dyfishin e janarit të kaluar.

Dërgesat u rritën në 15.8 milionë dollarë në shkurt, tregojnë të dhënat.

Jesse Wang, bashkëthemeluese e LuggEasy, një kompani që ofron shërbime transporti për banorët kinezë në SHBA, konfirmoi rritjen e eksporteve të maskave në shkurt. Kompania e tij eksportoi 14 000 deri 15 000 maska ​​nga Shtetet e Bashkuara në Kinë vetëm në fillim të viteve 2020.

Me një çmim të shitjes me pakicë prej afro 50 cent, është llogaritur që më shumë se 31.6 milionë maska ​​kirurgjikale u dërguan në Kinë gjatë shkurtit të këtij viti, bazuar në të dhënat e tregtisë.

Ndërkohë, kryetarët e bashkive të afro dyqind qyteteve amerikane kanë deklaruar se u duhen gati 29 milionë maska ​​për të luftuar koronavirusin.

Për më tepër, Shtetet e Bashkuara eksportuan respiratorë me vlerë 11.4 milionë dollarë në Kinë në dy muajt e parë të vitit të kaluar, krahasuar me 27.2 milionë dollarë në dy muajt e parë të këtij viti, vetëm disa javë përpara se shtetet dhe spitalet të fillonin t’i luteshin qeverisë federale për t’i dërguar më shumë. Çmimi i respiratorit varion nga 20 000 dollarë në 50 000 dollarë, në varësi të modelit, që do të thotë që Shtetet e Bashkuara dërguan, vlerësohet, nga 540 në 1 360 copë në Kinë, vetëm në janar dhe shkurt, shkruan Direkt. /tesheshi.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Kinë i raportuan sot 30 raste të…