Kina mbledh në Dubrovnik udhëheqësit e 16 vendeve të Evropës dhe Ballkanit
12 prill 2019
| 11:04
Kryeministri i Kinës do të takohet me udhëheqësit nga Evropa Qendrore dhe Lindore gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut.
Kryeministri, Li Keqiang, do të marrë pjesë në takimin e ashtuquajtur 16 + 1 për të diskutuar investimet e Kinës në 16 vendet e rajonit.
Evropa Lindore luan një rol kyç në infrastrukturën dhe projektin “Rruga e Mëndafshit”, i cili vlerësohet deri në 1 trilion dollarë dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt perëndimit.
Pekini përmes këtij projekti po synon të lidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropën, përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe parqeve industriale.