Kina mbyll minierat e “Bitcoin”
Konsumi i tepërt i energjisë elektrike dhe rreziku financiar, duke gjykuar se kriptovalutat nuk janë industri strategjike, ka shtyrë qeverinë kineze që t’i mbyll minierat e kriptovalutave.
Sipas Liao Xiang, shef ekzekutiv i “Lightningasic”, Kina prodhon rreth tre të katërtat e “Bitcoin” në tërë botë. “Minatorët kinezë të kriptovalutave kanë përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në rajonet e pasura me thëngjill ose energji hidroelektrike”, dekalroi ai, shkruan “Telegrafi”.
Qeveria e Kinës po përdor investimet shtetërore dhe një sërë politikash industriale në një përpjekje për të kapur trendët global në sektorët strategjikë të teknologjisë, si inteligjenca artificiale dhe robotikë, por goditja ndaj Bitcoinit pasqyron një gjykim që kriptovalutat nuk meritojnë mbështetjen e shtetit.
“Miniera e Bitcoin konsumon një sasi të madhe të energjisë elektrike dhe gjithashtu inkurajon spekulimin në monedhat virtuale. Operacionet e minierave janë në kundërshtim me përpjekjet për të parandaluar rrezikun financiar dhe për të dekurajuar aktivitetet që devijojnë nga nevojat e ekonomisë reale”, thuhet në njoftimin e qeverisë kineze.
Minatorët kinezë të kriptovalutave tani po kërkojnë mënyra për të transferuar operacionet e tyre jashtë vendit, duke lëvizur fizikisht ose duke shitur ekspertizën e tyre. Energjia e lirë dhe një klimë e ftohtë, e cila ndihmon parandalimin e mbingarkesës kompjuter – janë kërkesat kryesore për miniera. Kanadaja, Islanda, Evropa Lindore dhe Rusia shihen si destinacionet më premtuese.
Pjesëmarrësit e kësaj industrie thonë se Kina në asnjë rast nuk është një vend i veçantë sidomos për minierat, madje edhe pas llogaritjes së kostove të energjisë elektrike në rajonet e përzgjedhura që janë më të ulëta se mesatarja kombëtare. Mbizotërimi aktual i Kinës është kryesisht për shkak të zinxhirëve të furnizimit të saj të zhvilluar për komponentët kompjuterikë të përdorur në procesin e minierave.