Kina mohon se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19

17 prill 2020 | 12:13

Kina mohon se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19.

Kët e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, disa orë pasi numri i vdekjeve në Wuhan, vendi ku u shfaq virusi për herë të parë, u rrit me 1,290.

Ai tha se kjo ishte rezultat i një rishikimi statistikor për të siguruar saktësinë dhe se rishikimet janë një praktikë e zakonshme ndërkombëtare.

Shumë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe atë francez Emanuel Makron, kanë vënë në dyshim menaxhimin e situatës së koronavirusit nga Kina.

Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,632 viktima dhe 82,692 të infektuar nga Covid-19.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja e superhitit ‘Zemër’ kanë punuar sërish bashkë për një…