Kina mund ta ndalonte koronavirusin

04 maj 2020 | 08:31

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dje ka dhënë një intervistë  për televizionin “Fox News”. Kur u pyet si e arsyeton origjinën e koronavirusit, një qëllim i keq i njerëzve apo një gabim i tmerrshëm, presidenti Trump u shpreh se është thjesht një gabim i tmerrshëm.

Ai shtoi se Kina nuk do ta pranojë atë dhe se u turpërua nga ky problem sepse nuk ishte më në gjendje ta shuante zjarrin.

Të dy, Trump dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, kanë thënë se besojnë se virusi  e ka origjinën e tij në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe jo në një treg në qytet.

Gjatë javës së kaluar Trump ka lënë të nënkuptohet në deklaratat e tij se Kina me vetëdije e ka lënë virusin të përhapte në të gjithë globin. “Ata janë një komb shumë i shkëlqyeshëm edhe shkencërisht. Ata mund ta kishin ndaluar atë por, jo”, u shpreh Trump.

Gjatë intervistës, Trump është shprehur se do ta bëjë publik një raport të fortë në lidhje me origjinën e virusit dhe se do të jetë shumë përfundimtare për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave…