Kina mund të bëhet shkaktare për një pandemi të dytë!

03 qershor 2021 | 23:48

Sipas disa studiuesve Kina ka mundësi të shkaktojë një tjetër pandemi koronavirus. Vendi kryeson listën e disa “pikave të nxehta” të identifikuara nga shkencëtarët, ku kushtet janë “të pjekura” për përhapjen e viruseve të reja vdekjeprurëse.

Ata kanë frikë se sëmundjet mund të transmetohen lehtësisht nga lakuriqët e natës tek njerëzit pasi është rritur kërkesa për produktet e mishit. Studiuesit mendojnë se mbarështimi i përqendruar i bagëtive gjithashtu mund të bëhet shkak për përhapjen e sëmundjeve.

Studimi, i botuar në “Nature”, u krye nga një ekip në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, Universitetin Politeknik të Milanos dhe Universitetin Massey të Zelandës së Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrë nga Reuters Agjencia hapësinore amerikane, NASA, njoftoi të mërkurën…