Kina ndërprenë importin e mishit të derrit nga Gjermania
15 shtator 2020
| 14:29
Kina ka ndaluar importin e mishit të derrit nga Gjermania për shkak të një rasti të konfirmuar të murtajës afrikane të derrave në një fermë në një provincë gjermane.
Asociacioni i fermerëve gjermanë (DBV) ka kërkuar që ndalimi të zbatohet vetëm në zonën ku është zbuluar sëmundja dhe të mos ketë ndalim kombëtar të eksportit.
Gjermania është eksportuesi i tretë më i madh i mishit të derrit në botë. Ndalimi i importit të mishit të derrit gjerman në Kinë do të jetë në dobi të eksportuesve të tjerë të mëdhenj, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Brazili.
Murtaja afrikane e derrit transmetohen përmes kontaktit me lëngjet trupore të kafshëve të infektuara. Sëmundja është fatale për derrat, por jo për njerëzit.