Kina, një muaj pa një vdekje nga virusi Korona

15 maj 2020 | 10:51

Kina ka shënuar të premten një muaj pa regjistruar asnjë vdekje të asnjë njeriu nga koronavirusi. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të premten ka njoftuar për vetëm katër raste të reja me infeksion, të gjitha në provincën verilindore të Jilinit.

Hera e fundit që komisioni kishte raportuar një vdekje ishte më 14 prill.

Vetëm 91 persona në Kinë janë duke u trajtuar për COVID-19 dhe 623 të tjerë janë të izoluar e duke u monitoruar. Në total, në Kinë janë regjistruar 4 633 të vdekur e 82 933 të infektuar qëkur nisi regjistrimi i rasteve në fund të vitit të shkuar në Wuhan që konsiderohet burim i virusit.

Kina ka mbajtur masën e distancimit social dhe nuk ka lejuar të huajt të hyjnë në vend, por ka nisur ta hapë ekonominë duke ua mundësuar punën fabrikave të mëdha dhe bizneseve të vogla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht ne kemi marrëdhënie të mira me Erdoganin, por çfarë…