Kina njofton për veprime hakmarrëse teksa tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi

04 shkurt 2025 | 08:13

Kina ka shpallur tarifa hakmarrëse për disa mallra amerikane, pasi tarifat amerikane për të gjitha mallrat kineze hyjnë në fuqi, raporton BBC.

Tarifat kineze do të vendosin një taksë importi prej 15% për qymyrin dhe gazin natyror të lëngshëm në SHBA, plus 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, kamionët transportues dhe disa makina sportive.

Tarifa 10% për të gjitha importet kineze në SHBA filloi në të martën.

Kina gjithashtu shpall një hetim antimonopol ndaj Google – kompania operon atje, por motori i saj i kërkimit është bllokuar që nga viti 2010. Tarifat e propozuara amerikane prej 25% për mallrat kanadeze dhe meksikane janë shtyrë pas bisedimeve të minutës së fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se tarifat kineze janë një përgjigje ndaj deficitit tregtar dhe rrjedhës së fentanilit në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, thotë se tensionet midis Evropës…