
Kina premton se do të zbatojë marrëveshjen e Parisit për klimën
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Kinës, Xi Jinping bëri njoftimin se Kina nuk do të financojë më ndërtimin e impianteve të reja të energjisë të qymyrit jashtë vendit.
Kina më parë ka financuar projekte në vende si Indonezia dhe Vietnami nën një projekt infrastrukturor masiv të njohur si nisma “Brezi dhe Rruga”.
Por ka qenë nën presion për t’i dhënë fund financimit, pasi bota përpiqet të përmbushë objektivat e marrëveshjes së Parisit për klimën.
“Kina do të rrisë mbështetjen për vendet e tjera në zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe të ulë nivelet e karbonit dhe nuk do të ndërtojë projekte të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit“, tha Xi në samitin vjetor.
Asnjë hollësi e mëtejshme nuk u dha, por lëvizja mund të kufizojë zgjerimin e uzinave të qymyrit në shumë vende në zhvillim nën Iniciativën e Brezit dhe Rrugës të Kinës.
Kina është emetuesi më i madh i gazrave serrë në botë dhe varet shumë nga qymyri për nevojat e brendshme të energjisë./tvklan.al/