Kina pritet ta ndaloj gërmimin e Bitcoinit
Procesi i krijimit të kriptovalutës Bitcoin mund të hyjë në listën e aktiviteteve të ndaluara në Kinë. Sipas një njoftimi Agjencisë së Planifikimit Ekonomik në Kinë thuhej se aktiviteti i prodhimit të kriptovalutave mund të ndalohej rreptësisht.
Autoritetet thonë se shqetësimi kryesor është konsumi i energjisë dhe rritja e ndotjes për shkak të burimeve të mëdha energjetike që nevojiten dhe se nuk kanë dhënë detaje se kur ndalimi mund të hyjë në fuqi.
Procesi i gërmimit të Bitcoinit kryhet nga një procesor kompjuterik, i cili zgjidh probleme komplekse matematikore për të verifikuar transaksionet e kriptovalutave dhe disa prej operacioneve më të mëdha në botë të gërmimit të kriptovalutave janë në Kinë.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, në muajin tetor të 2018-së kishte raportuar se sipas një studimi, dyoksidi i karbonit i emërtuar nga këto aktivitete mund të rris temperaturën botërore me 2 gradë Celsius.
Kujtojmë se në vitin 2017, autoritetet Kineze morën masa ndaj bursave të Bitcoinit dhe ICO-vë duke i ndaluar të dyja.