Kina raportoi sot 17 raste të reja me COVID-19
11 maj 2020
| 11:48
Kina regjistroi sot pesë raste të reja të koronavirusit në Wuhan, vatra e pandemisë së COVID-19.
Metropoli prej rreth 11 milionë banorësh, që u vendos në karantinë nga fundi i janarit për më shumë se dy muaj, është goditur rëndë nga virusi, që kontaminoi rreth 83 000 persona dhe shkaktoi 4 633 viktima, sipas shifrave zyrtare.
Kina raportoi sot 17 raste të reja me COVID-19 në territorin e saj, 10 prej të cilave janë infektime me origjinë lokale.
Bëhet fjalë për ditën e dytë të rritjes së numrit të të infektuarve për një ditë.
Qyteti i Shulanit, që numëron rreth 670 000 banorë, është vendosur në karantinë pas zbulimit të 11 rasteve gjatë fundjavës, sipas televizionit publik CCTV.