Kina raporton 99 raste të reja të koronavirusit

12 prill 2020 | 09:10

Autoritetet kineze i kanë raportuar 99 raste të reja të koronavirusit, dyfish më shumë se një ditë më parë. Kjo është shifra më e lartë në muajin e fundit, ndërsa u shënua rekord në numrin e infektimeve të jashtme.

Rritje shënoi edhe numri i personave të infektuar të cilët nuk kanë simptoma. Gjatë 24 orëve të kaluara u zbuluan 63 raste të tilla, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Një ditë më parë ishin shënuar vetëm 34 raste të të infektuarve pa simptoma.

Pothuajse të gjitha rastet e reja të të infektuarve janë persona të ardhur nga jashtë. Vetëm 2 nga 99 të infektuarit virusin e kishin marrë brenda vendit, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Komisioni Komunal i Shëndetësisë në Shanghai raportoi më së shumti raste. Në këtë qytet u shënuan 52 infektime të reja. Të gjithë personat e prekur kishin ardhur nga shtetet e huaja. Shumica prej tyre kishin ardhur nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë pandemisë me koronavirus, përgjigjja e Suedisë ndaj sëmundjes COVID-19…