Kina raporton për 11 të infektuar nga Covidi dhe asnjë të vdekur
26 prill 2020
| 08:39
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën, gjatë 24 orëve të kaluara në Kinë janë shënuar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19, por asnjë pacient nuk ka vdekur.
Në mesin e këtyre rasteve ishin gjashtë raste kontakti, përfshirë pesë në provincën verilindore, Heilongjiang dhe një në provincën juglindore, Guangdon, e cila është afër Hong Kongut.
Pesë rastet e tjera ishin të personave të ardhur nga vendet e huaja. Një ditë më parë ishin regjistruar 11 raste të tilla, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.