Kina s’e lë të qetë Tajvanin, dhjetëra avionë dhe anije përreth ishullit
30 maj 2024
| 08:18
Nuk ka të ndaluar presioni i Pekinit ndaj Tajvanit, i cili është shtuar edhe më shumë në ditët e fundit me manovrat që ushtria kineze po mban ne Detin e Kinës së Veriut.
Sipas raportimeve që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes më shumë se 38 avionë, 7 anija luftarake dhe 4 njësi të rojës bregdetare kineze rrethuan ishullin një ditë më parë, madje pati dhe raste të shkeljes së hapësirës ajrore.
Për këtë arsye, njofton Ministria e Mbrojtjes, forcat tajvaneze kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë monitoruar situatën për të qenë të gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku.