Kina shënon rritjen më të ngadaltë të popullsisë në dakadat e fundit

11 maj 2021 | 12:59

Popullsia e Kinës ka shënuar ritmin e saj të rritjes më të ngadaltë në dekadat e fundit. Qeveria në Kinës ka publikuar sot të dhënat e fundit dhe bëhet me dije se shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit.

Krahasuar me një dekadë më parë ka një rënie pasi nga viti 2000 deri në 2010 ishte 0.57% ose 1.41 miliardë.

Këto rezultatet kanë shtuar presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë foshnje dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.

Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për studimet e ardhshme./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Kosova është ideali i angazhimit të shqiptarëve…