Kina do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen me Iranin
10 maj 2018
| 11:35
Kina ka bërë me dije se do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Po ashtu Kina ka siguruar atë se do të vazhdojë të blejë gati një të tretën e eksporteve iraniane të naftës.
Komentet vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015.
Me këtë marrëveshje, nënshkruese të së cilës kanë qenë Irani, ShBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, Republika Islamike është dakorduar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.