Kina teston 9 milionë njerëz, për 5 ditë

12 tetor 2020 | 17:24

Qyteti kinez Qingdao po teston të gjithë popullsinë e tij prej 9 milionë njerëzish për Covid-19, në një periudhë prej pesë ditësh.

Testimi masiv vjen pas zbulimit të disa rasteve të lidhura me një spital që trajton pacientët pozitivë me koronavirus që vijnë nga jashtë vendit. Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e epiqendrës së pandemisë globale Wuhan, me popullsi prej 11 milionë njerëzve.

Qeveria kineze tashmë ka vendosur kontroll të plotë mbi virusin dhe përhapjen e tij. Por nuk mund të themi të njëjtën për vendet e tjera të botës, ku akoma vazhdojnë raste me shifra në rritje dhe masa të ndryshme kufizuese.

Autoritetet kineze tani kanë një strategji të testimit masiv në momentin që vihet re një grup sado i vogël njerëzish që shfaqin simptoma të koronavirusit./tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se…