Kina teston armë atomike

16 prill 2020 | 14:18

Në kohën kur bota është e përqendruar tek beteja kundër koronavirusit që u përhap nga Kina, ajo vetë sipas Departamentit amerikan të Shtetit, mund të ketë kryer fshehurazi një provë bërthamore. Akuza në fjalë, sipas “The Guardian”, ka të ngjarë të ndezë edhe më shumë marrëdhëniet edhe kështu të ashpërsuara mes Washingtonit dhe Pekinit.

Raporti mbi pajtueshmërinë e kontrollit të armëve që e përmend këtë cështje nuk ofron fakte, por tërheq vëmendjen tek provat rrethanore  të gërmimeve dhe një intensifikimi të aktivitetit në zonën kineze të testimeve, Lop Nur.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Kina e nëshkruan Traktatin Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Provave Bërthamore në vitin 1996, por asnjëra prej tyre nuk e ka ratifikuar, pjesërisht edhe për shkak të këtij fakti, marrëveshja nuk ka hyrë në fuqi.

Pavarësisht kësaj, Kina është zotuar t’i përmbahet kushteve të tiji dhe SHBA-ja ka respektuar një moratorium mbi testimin bërthamor.

Nëse traktati do të ishte në fuqi, ai do të përfshijë aktivizimin e një mekanizmi për kryerjen e inspektimeve në vendet e dyshuara. Agjensia inteligjente amerikane e mbrojtjes lëshoi akuza të ngjashme kundër Rusisë majin e vitit të kaluar, por ato nuk u konfirmuan asnjëherë./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin…