Kina teston edhe peshqit për koronavirus

18 gusht 2022 | 12:27

Të vendosur për të eliminuar çdo mundësi të përhapjes së koronavirusit, Kina ka vendosur të testojë jo vetëm ekuipazhet e anijeve të peshkimit, por edhe peshqit.

Autoritetet në Xiamen e panë të nevojshme që të gjithë peshkatarët t’i nënshtroheshin testeve për Covid -19, duke përfshirë  peshqit dhe ushqimet e detit.

“Aktualisht të gjithë banorët në qytetin Xiamen duhet t’i nënshtrohen një testi për COVID- 19, si dhe peshqit që ata kapin”, sipas një zyrtari.

Deri më tani, nuk ka raportime për zbulimin e gjurmëve të koronavirusit në ushqimet e detit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Sevillës ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Tanguy Nianzou nga…