![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/B0856531-4805-4880-8C30-C07BCB411F4F_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Kina thotë se të gjithë pacientët me COVID-19 në Vuhan janë liruar nga spitali
Në qytetin kinez të Vuhanit, ku u shfaqën për herë të parë rastet me Koronavirusin e ri, sipas autoriteteve, të gjithë personat që u prekën nga virusi janë liruar nga spitali.
“Sipas informacioneve të fundit, numri i rasteve të reja me Koronavirus në Vuhan është zero, falë përpjekjeve të stafit mjekësor në Vuhan”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng, në një konferencë për media.
Qyteti i Vuhanit kishte raportuar për 46,452 raste me Koronavirus, apo 56 për qind të rasteve në nivel vendi. Ky qytet, po ashtu ka raportuar për 3,869 viktima nga COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 2.9 milionë persona në mbarë botën janë infektuar me sëmundjen COVID-19 dhe mbi 200 mijë njerëz kanë vdekur. REL