Kina u ofron shteteve 1 700 ventilatorë invazivë

31 mars 2020 | 10:53

Funksionari i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, Xu Kemin, njoftoi të hënën se, sipas të dhënave statistikore të paplota, qysh nga 19 marsi Kina u ka ofruar vendeve të tjera mbi 1 700 ventilatorë invazivë, që zënë afro gjysmën e numrit të ventilatorëve invazivë të ofruar për Kinën.

Në konferencën e shtypit të Këshillit të Shtetit mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, Xu Kemin-i tha se me shtrirjen e shpejtë të koronavirusit të ri në botë është shtuar shumë kërkesa për pajisje mjekësore, sidomos për ventilatorë invazivë. Në Kinë ka 21 ndërmarrje të prodhimit të këtyre ventilatorëve, produktet kryesore të tetë prej të cilave kanë marrë certifikatën CE të Bashkimit Evropian, duke zënë afro 1/5 të kapacitetit global të prodhimit.

Pas shpërthimit të epidemisë, qeveria kineze ka bërë të gjitha përpjekjet për ta nxitur rifillimin e prodhimit të pajisjeve mjekësore. ani, ndërmarrjet përkatëse kineze po punojnë pa pushim për prodhimin e sa më shumë ventilatorëve invazivë.

Xu Kemin-i vuri në dukje se një ventilator invaziv përbëhet nga afro 1 000 pjesë dhe ndërmarrjet furnizuese të këtyre pjesëve janë të shpërndara në vende të ndryshme. Prandaj, shtimi i prodhimit të ventilatorëve invazivë nuk është një gjë e thjeshtë. Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës ka organizuar videokonferencë për zgjerimin e zinxhirit të prodhimit të pajisjeve mjekësore, duke dhënë kontribut më të madh për parandalimin e kontrollin e epidemisë.   /Marrë nga CRI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robin van Persie ka zbuluar sesi ish-trajneri legjendar i Manchester…