Kina vë në qarkullim “trenin si plumb”
13 janar 2020
| 11:04
Kina kohët e fundit ka zbuluar një tren të ri, i cili pritet ta lidhë Pekinin me qytetin e Zhangjiakou, ku do të mbahen shumë prej ngjarjeve të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.
Sipas medieve të huaja, treni i ri me shpejtësi të lartë do ta zvogëlojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve, nga tri orë në vetëm 47 minuta.