Kina: Vizita e senatorit amerikan në Tajvan dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve
Një senator i lartë amerikan u ka thënë gazetarëve në Tajvan se bota ka ndryshuar pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë, pasi Kina ka paralajmëruar për një “krisje” në marrëdhëniet kino-amerikane, sipas Al jazeera.
“Tajvani, Japonia, Koreja e Jugut duhet të vazhdojnë bashkëpunimet për të mbrojtur lirinë e tyre, ata duhet të vazhdojnë të bëjnë më shumë për të qenë gati në rast se Kina, ose Rusia ndërmarrin veprime të gabuara”, tha Rick Scott pas takimit me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-Wen.
Zëdhënësi i ministrisë kineze të mbrojtjes, Wu Qian, tha se vizita e Scott në Tajvan ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe ka përshkallëzuar tensionet në ngushticën e Tajvanit.
“Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze është e gatshme për luftë në çdo kohë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të penguar me vendosmëri ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe përpjekjet separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, ka thënë Wu.