Kina zbarkoi aeroplan me ilaçe e mjekë në Serbi
21 mars 2020
| 11:40
Avioni “Air Serbia”, erbas A330, i cili u nis dje për në Kinë, do të kthehet përsëri në Serbi me pajisje mjekësore dhe ekspertë kinezë mjekësorë për ta ndihmuar Serbinë ta luftojë koronavirusin. Para nisjes, mjekët kinezë u fotografuan me ekuipazhin e fluturimit dhe flamurin serb duke mbajtur flamuj në duar. Kina është ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Serbisë, pas Bashkimit Evropian që i dha 7.5 milionë euro.