Kina zotëron tregun e prodhimit të çantave të rreme – Imitimet e markave të njohura shiten për 5% të vlerës origjinale
Në Francë, një vend që krenohet me origjinën e pjesës më të madhe të modës botërore, dënimet për imitim dhe riprodhim të produkteve të falsifikuara janë të rënda, deri në atë pikë sa që teknikisht rrezikohet dhe dënim me burg për ata që përfshihen në këtë procedurë.
Një nga objektet më të imituara të modës mbeten cantat. Sidomos në periudhën e pandemisë shitjet e cantave të firmave të njohur shënuan rekorde të reja. Po gjatë asaj periudhe në rrjetet sociale u krijuan komunitete të tëra të cilët shkëmbenin detaje të “shitësve të besuar” të cilët ishin në gjendje të dorëzonin një Chanel për 2.55 dollarë ose një Hermès Birkin, krejtësisht të padallueshme nga origjinali, dhe në vetëm rreth 5% të çmimit të produktit origjinal.
Këto të fundit nuk janë asnjë gjë e re apo e rrallë. Por në dekadën e fundit apo më shumë, një gjeneratë e re ka dalë në plan të parë nga Kina, me cilësi tronditëse të mirë, duke kaluar nëpër portat doganore si rëra në sitë. Dhe siç mund të dëshmojë çdokush, ata janë në gjendje të mashtrojnë edhe syrin më të stërvitur.
Në pandemi, “super-imitimet” u kthyen në një trend. Një kombinim vdekjeprurës i karantinës dhe vështirësive katapultoi dashurinë e konsumatorëve për këto imitime hiper-realiste në lartësi të reja. Tani veçanërisht, përballë inflacionit të shfrenuar, konsumatorët që dëshirojnë një çantë 10 mijë dollarë mund të blejnë më lehtë një kopje prej 100 dollarësh.
Një artikull investigativ sjell dëshminë e një shitëse cantash të rreme, e cila punon nga shtëpia e saj vetëm nëpërmjet telefonit. Ajo fiton deri në 4 mijë euro në muaj. Brenda një dite ajo ka arritur të shesë deri në 30 canta dhe klientela e saj janë kryesisht gra amerikane. Duke shitur deri në 300 euro një cantë, ajo mban 45% të vlerës së cdo shitje me të cilën paguan transportin, humbjet por dhe shpenzimet e tjera. Pjesa tjetër shkon për një rrjet prodhuesish, të cilët ndajnë të ardhurat për të paguar shpenzimet e përgjithshme, materialet dhe pagat. Kur një klient pranon të porosisë një çantë, ajo kontakton një prodhues, i cili organizon që një çantë Birkin të dalë nga magazinimi në një kuti të pashënuar për rreth një javë.
Në Guangzhou, ku besohet se e kanë origjinën shumica dërrmuese e ‘superfakeve’ në botë, ekspertët kanë identifikuar dy arsye kryesore pas shpejtësive të reja rrufe të produkteve të falsifikuara: Evolucioni i teknologjisë së prodhimit të çantave dhe vetë prodhuesit e çantave. Përballë pabarazisë në rritje të pasurisë në mbarë botën, nuk është më në modë të mbash gjëra të shtrenjta./ SCAN