
Kina zotohet se do të luftojë deri në fund për ta parandaluar pavarësinë e Tajvanit
12 qershor 2022
| 16:03
Kina është zotuar se do të luftojë deri në fund në mënyrë që pavarësinë e Tajvanit ta parandalojë.
E pavarësia e Tajvanit po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes së Kinës thotë se çdo përpjekje për të shkëputur Tajvanin nga Pekini do të shkaktojë veprime ushtarake, ka raportuar Al-Jazeera, transmeton Express.
Kështu i është bërë thirrje SHBA-ve të ndalen nga mbështetja për pavarësinë e Tajvanit.
“Nëse dikush guxon të shkëputë Tajvanin nga Kina, ne do të luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën”, tha ministri kinez i mbrojtjes Wei Fenghe në samitin e sigurisë Shangri-La Dialogu të dielën.