Kinema 3D në Kamenicë

20 qershor 2021 | 22:03

Pas shumë vitesh pa aktivitet kinematografik, Kamenica me kinema 3D.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se tanimë fëmijët e Kamenicës do të rriten si bashkëmoshatarët e tyre duke parë filmat që shfaqen në kinematë botërore me teknologjinë më të re.

“Javën e kaluar u shfaq filmi i parë për një grup nxënësish dhe së shpejti do të fillojë programi i rregullt i filmave. Falënderoj drejtorin Arianit Ibrahimi për angazhimin që kjo të realizohet”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne jemi mësuar të shohim kronika të rënda televizive, ku…