Kinemaja në Arabinë Saudite hapet këtë muaj
05 prill 2018
| 16:05
Kinemaja në Arabinë Saudite do të hapet më 18 prill, për herë të parë në më shumë se 35 vjet , duke shfaqur filmin “Black Panther”.
Ky hap është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me zinxhirin më të madh të kinemave në botë, AMC, në bazë të së cilës, në 15 qytete saudite do të hapen rreth 40 kinema në pesë vjetët e ardhshëm.
Autoritetet saudite, gjatë vitit të kaluar, kanë bërë hapa të mëdhenj të modernizimit, në kuadër të Vizionit 2030.
Ky plan ambicioz për reforma ekonomike dhe sociale është hartuar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Arabia Saudite ka pasur kinema në vitet 1970, por ato janë mbyllur me urdhër të klerikëve konservatorë myslimanë.