Kinemaja në zi, vdes Milos Forman

14 prill 2018 | 11:09

Milos Forman, regjisori çek me famë hollivudiane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia çeke e lajmeve CTK të shtunën.

Ai vdiq të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një sëmundjeje të shkurtër, i tha gruaja e tij Martina CTK-së.

“Vdekja e tij ishte e qetë, dhe ai ishte i rrethuar gjatë tërë kohës nga familja dhe miqtë e tij më të afërt”, kishte thënë ajo.

Forman është kryesisht i njohur për publikun e gjerë me filmat legjendarë si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”, për të cilët ishte shpërblyer me çmimin Oscar për regjisorin më të mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria mbështet…