Kinën s’e lë të qetë virusi “Korona”, sërish sot shtim të rasteve
14 prill 2020
| 08:33
Edhe pse deklaroi se e sfiduam COVID-19, në Kinë ka rënë alarmi për një valë të dytë përhapjeje të virusit “Korona”. Sipas autoriteteve kineze, janë regjistruar 89 raste të reja, ku 86 nga këto raste janë të importuara dhe vetëm 3 janë të provincës lokale.
Autoritet janë të shqetësuar për njerëzit që kthehen në Kinë nga Rusia përmes provincës veriore të Heilongjiang.
Një burim ka bërë me dije për mediat e huaja se 79 prej rasteve të reja janë qytetarë kinezë që janë kthyer nga Rusia. Nga këto 65 janë regjistruar si simptomatikë.
Kina tashmë ka marrë vendimin që ta mbyllë kufirin me Rusinë në qytetin Suifenhe. Kujtojmë që dje u regjistruan 108 raste të reja.