Kinezët lëshojnë aksidentalisht raketën hapësinore, ajo rrëzohet pranë qytetit me 800,000 banorë
Një qytet me 800.000 banorë është vënë në rrezik në Kinë, pasi një raketë hapësinore u rrëzua aty pranë, pasi ishte lëshuar aksidentalisht gjatë një testi tokësor.
Sipas Space Pioneer, përplasja ndodhi të dielën kur faza e parë e raketës Tianlong-3 u nda nga baza e lëshimit gjatë testimit, për shkak të një dështimi strukturor dhe ra në zonën kodrinore të qytetit Gongyi në Kinën qendrore.
Wow. This is apparently what was supposed to be a STATIC FIRE TEST today of a Tianlong-3 first stage by China's Space Pioneer. That's catastrophic, not static. Firm was targeting an orbital launch in the coming months. https://t.co/BY9MgJeE7A pic.twitter.com/L6ronwLW1N
— Andrew Jones (@AJ_FI) June 30, 2024
“Për shkak të një dështimi strukturor të lidhjes midis trupit të raketës dhe platformës së provës, faza e parë e raketës u nda nga platforma e lëshimit. Pas ngritjes, kompjuteri në bord u mbyll automatikisht dhe raketa u rrëzua në malet 1.5 kilometra në jugperëndim të platformës së provës. Trupi i raketës ra në male dhe u shpërbë”, u tha në një deklaratë nga Beijing Tianbing Technology.
Njoftimi për shtyp sqaroi gjithashtu se askush nuk u lëndua nga rrëzimi i raketës sepse njerëzit u evakuuan nga zona përpara se të testohej raketa.
Ky incident ndodhi vetëm disa ditë pasi moduli hënor kinez Chang’e-6 u kthye nga hapësira, ku mblodhi mostrat e para nga ana e largët e hënës.