Kinezët ndërtojnë aeroportin më të madh në botë

02 korrik 2019 | 13:51

Në Pekin të Kinës kanë përfunduar punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar më të madh në botë, të quajtur “Dasing”.

Sipas udhëheqësit të projektit, Li Danhua “Dasing, nuk bëhet fjalë për vetëm një aeroport por për ndërtimin e një “kryevepre”, për të cilin janë investuar rreth 50 milionë euro. Hapja e njërit terminal, në formë të Feniksit (zog mitik arab, për të cilin thuhej se u kthye në jetë nga hiri i paraardhësit të tij) prej afro një milion metra katrorë është paraparë të ndodhë më 30 shtator, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Arsyeja kryesore për ndërtimin e këtij aeroporti, është zvogëlimi i kaosit të krijuar në aeroportin “Shoudu” që konsiderohet si një nga aeroportet më të ngarkuara në botë, transmeton “alsatm”.

Distanca mes dy aeroporteve do të jetë rreth 67 kilometra, kurse gur-themeli i tij ishte vënë më 26 dhjetor të vitit 2014, e ndërtimi kishte filluar më 15 mars të vitit 2016.

Aeroporti i ri do t’i ketë katër piste dhe brenda një viti do ketë 620 mijë fluturime. Me këtë projekt është paraparë që deri në vitin 2025 kapacitet e tij të jenë 72 milionë pasagjerë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrien Rabiot është prezantuar nga Juventusi.  Ai ka thënë se…