Kinezët një hap para me vaksinën: Me sukses tek 90% e atyre që e provuan
16 qershor 2020
| 11:14
Një laborator bio-teknologjik në Kinë jep një lajm pozitiv për vaksinën e koronavirusit. Pretendohet se vaksina që ka krijuar ka dhënë efekt imunologjik tek 90% të atyre që e kanë testuar, pasi kjo vaksinë prodhon në nivel të lartë anti-trupat. kundër Covid-19.
Vaksina quhet CoronaVac dhe po zhvillohet nga firma Sinovac. Është në mesin e më shumë se 200 kandidatëve të tjerë për të zhvilluar vaksinën më efektive kundër sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Vaksina shihet si mënyra e vetme që mund të mposhtë përfundimisht koronavirusin, por me gjasë do të duhet një vit para se të vihet në dispozicion të njerëzve./ Telegraph.