Kinezët përfundojnë ndërtimin e një kryevepre tjetër arkitektonike (Video)
Kina ka arritur të përfundojë ndërtimin e një mrekullie arkitektonike në qytetin Chongqing.
Bëhet fjalë për rrokaqiellin e ashtuquajtur horizontal që njihet si ndërtesa më e lartë, më e rëndë dhe e mbuluar me më së shumti dritare, transmeton “Telegrafi”.
E punuar sipas projektit të arkitektit izraelit, Moshe Safdi, kjo ndërtesë është 250 metra e lartë dhe ka një urë horizontale që lidh gjashtë kullat në një gjatësi prej 300 metra.
I gjithë kompleksi i ka hiq më pak se 1.2 milion metra katrorë, kurse përbëhet nga 8 rrokaqiej, qendra tregtare, hapësira afariste, 1 400 apartamente dhe hoteli luksoz.
Fasada e mureve është e ndërtuar në atë mënyrë që të mund t’i bëjë ballë çfarëdo lloji të erërave si dhe lëkundjeve eventuale. Struktura e çeliktë peshon hiq më pak se 12 mijë tonë, kurse është e mbuluar me xham dhe panele të aluminit.