Kinezi ia del të garojë me biçikletë në Everest
02 shtator 2018
| 12:45
Ngjitja e Everestit është një sfidë e stërlodhshme edhe për alpinistët më të përgatitur të botës, që e konsiderojnë si “Mekën” e kalendarëve të tyre të alpinizmit.
Por, të garosh mbi pedalet e një biçiklete në malin më të lartë të botës, me 8 848 metra mbi nivelin e detit, është diçka në kufijtë e të paarritshmes. Në fakt, JJ Zhou nga Kina sapo është bërë personi i parë që e bën realitet këtë sfidë thuajse të pamundur.