Kinezi shpallet i vdekur, shfaqet në shtëpi dy muaj më vonë
12 korrik 2020
| 16:18
Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur, u kthye në shtëpi i gjallë, gjë që tronditi familjarët e tij. I ndjeri u shfaq te dera e shtëpisë dy muaj pasi familja mbajti ceremoninë e varrimit.
Jiao, i cili ka një sëmundje mendore, u zhduk nga shtëpia e tij në qytetin jugperëndimor Chongking në mars, tha xhaxhai i tij, i njohur me mbiemrin Liu.