![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/king.jpg)
King largohet nga Peja
29 dhjetor 2023
| 15:49
KB Peja ka konfirmuar largimin e Urald King, i cili erdhi te kampionët e Kosovë në fund të tetorit.
Basketbollisti amerikan do të rikthehet në Austri, pasi ka kompletuar transferimin te Kapfenberg Bulls. “Verdhezinjtë” e falënderuan 33-vjeçarin për kontributin, teksa i uruan suksese në vazhdim të karrierës.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
Thank you, Urald King! Urald King zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja, ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”. E falënderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë.