Kiqina prezantohet te KF Erzeni
14 shkurt 2023
| 11:10
Sulmuesi Sokol Kiqina dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë rënë dakord që sulmuesi në fjalë të firmosë për një sezon me ekipin e futbollit Erzeni të qytetit të Shijakut.
Sulmuesi 20-vjeçar i lindur në qytetin e Drenasit, së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Llapit, në Kosovë ku ishte transferuar nga skuadra e Feronikelit dhe tashmë për herë të parë do të jetë pjesë e ekipit të futbollit Erzeni në kategorinë “Abissnet Superiore”.
Sokol Kiqina në pozicionin e tij në fushën e blertë të lojës luan si sulmues i majtë, gjithashtu dhe në majë të sulmit dhe është një vlerë e shtuar në këtë repart.