Kirby: Qëndrimi i administratës amerikane ndaj Ballkanit nuk ka ndryshuar

05 janar 2024 | 16:57

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës dhe Ballkanit nuk ka ndryshuar.

Këto komente Kirky, i ka bërë për “Zërin e Amerikës”, si reagim mbi një artikull redaksional të gazetës “Washington Post”, ku është raportuar se presidenti Joe Biden ka ndjekur politikën e “mbështetjes së presidentit autoritar serb, Aleksandër Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”.

“Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, ka shkruar “Washington Post”.

Kirby nuk ka bërë komente të mëtejshme.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.

Në artikullin redaksional të “Washington Post-it” është thënë se Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë”.

“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, Vuçiq fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, është thënë në editorialin e gazetës amerikane.

“Washingtoni Post” ka shkruar se Vuçiqi në takimeve private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.

Sipas “Washington Post-it” administrata Biden e bazoi politikën e saj për paqe, te garancitë që Vuçiq u ka dhënë privatisht.

“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, ShBA-ja ka shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, ka theksuar artikulli i gazetës amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit…