Kirsten Dunst: Më mirë është të punosh sesa të kujdesesh për fëmijë
05 gusht 2019
| 11:24
Aktorja e njohur Kirsten Dunst ka thënë se është më mirë të punosh sesa të jesh në shtëpi si një nënë. Këtë e tha ajo në një intervistë për Television Critics Association Summer 2019 Press Tour. “Unë jam lodhur gjatë tërë kohës është më mirë të punosh sesa të jesh një nënë që kujdeset për fëmijët”, ka thënë aktorja. Dunst kështu tha pasi iu kthye aktrimit gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë.