Kirsten Dunstit i plotësohet dëshira, bëhet nënë për herë të parë
09 maj 2018
| 11:27
Kirsten Dunst dhe i fejuari Jesse Plemons janë bërë prindër të një djali.
Aktorja 35-vjeçare për herë të parë është bërë nënë duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.
“Aktorja amerikane Kirsten Dunst ka lindur në një klinikë private dhe ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Lindja ka shkuar për mrekulli”, ka thënë një burim për revistën “People”.