![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/preekaz.jpg)
Kirurgë ndërkombëtarë dhe shqiptarë bëjnë homazhe në Prekaz
26 shtator 2021
| 12:54
Pas përfundimit të Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm, kirurgë ndërkombëtarë dhe të trevave shqiptare, kanë bërë homazhe në Prekaz, duke kujtuar sakrificat që i ka kaluar kjo familje.
I pranishëm në këto homazhe ishte edhe Rifat Jashari.
Pas kësaj vizite në Prekaz, pjesëmarrësit po vazhdojnë homazhet edhe në Gllogjan të Deçanit.
Ky kongres i ka zhvilluar punimet për tri ditë me radhë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës.
Kongresi i Parë Klinik është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës. Në panele të ndryshme ligjëruan kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare.