Kirurgët abdominalë në grevë njëditore

04 qershor 2018 | 10:49

Kirurgët e Klinikës Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë hyrë në grevë njëditore.

Ata janë duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesat për kujdestaritë dhe rrezikshmërinë.

Po ashtu ata kanë deklaruar se pavarësisht se janë në grevë, pacientët që janë raste urgjente do të trajtohen dhe nuk do të pësojnë nga ky veprim. Ndërsa, rastet që nuk janë urgjente nuk do të pranohen gjatë ditës së sotme në Klinikën Abdominale.

Më tutje, kirurgët abdominalë kanë deklaruar se kërkesa e tyre ka kohë që ka shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kirurgët abdominalë kanë paralajmëruar se nëse kjo grevë njëditore nuk do të ketë sukses në kërkesat e tyre, ata nga data 18 qershor do të marrin masa më rigoroze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzetepesë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë…