Kirurgët e QKUK-së pezullojnë grevën
15 shkurt 2019
| 12:15
Në takimin e sotëm me Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklnike të QKUK-së, u vendos që të pezullohet greva deri më 6 maj, në mënyrë që t’i jepet hapësirë e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë (ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019).
“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë – rritjen e koeficientit në Ligjin për paga, do të vazhdojnë deri në fund me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që na takon”, është thënë në komunikatën e Kolegjiumit të kirurgëve.
/Epoka e re/