Kirurgët e ShSKUK-së i reagojnë presidentes Osmani (dokument)

03 nëntor 2022 | 11:15

Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka kryer një intervenim kirurgjik në një spital privat, duke anashkaluar QKUK-në.

Në reagim është thënë se Osmani ka injoruar dhe nënçmuar institucionin publik pavarësisht se intervenime të tilla kirurgjike kryhen në QKUK që nga nëntori i vitit 1999.

“Në bazë të informatave nga mediat, presidentja i është nënshtruar një procedurës e cila në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është rutinë ditore që nga 12 nëntori 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind. Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheqë është e pa pranueshme për të gjithë”, është thënë në reagim.

No description available.No description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 tetor të këtij viti, në rrjet u bë…