Kirurgët në QKUK heqin tumorin 30 centimetërsh në fytyrë

15 shkurt 2018 | 14:29

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë për herë të parë një operacion specifik, ku pacientit C.B (82 vjeç) i është bërë heqja e tumorit me dimension 30x 20 centimetra.

Operacioni ka zgjatur mbi 5 orë, derisa pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës sw madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale, ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike te kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti.

Po ashtu, është bërë rregullimi i këndit të majtë të gojës me shtrënguese të lirë të marrë nga dora e djathtë (PL).

Pacienti një natë ka qëndruar në mjekimin intensiv, mbikëqyrur nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendror.

Gjendja momentale e pacientit është e mirë dhe stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

Ekipi mjekësor është udhëhequr nga dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa, dr. Ingerta Sahiti – Krasniqi dhe stafi i specializantëve dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania shton numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike…